KONKURS – MENTORIM për artizanët dhe bizneset turistike-hotelerike

 Projekti “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimi i Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët Turistik” shpall konkurs për regjistrimin e artizanëve dhe bizneseve turistike dhe mikpritëse nga rajonet e Pollogut, pjesës Verilindore të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe rajonin e Shkupit, për mbështetje mentoruese në disa fusha të ndërlidhura, përkatësisht për zhvillimin e një modeli biznesi, marketingut dixhital & shitjet online, si dhe brendimin dhe paketimin e produkteve.

Përfitimet e pritshme të mentorimit

Mentorimi i ofruar synon të ndihmojë artizanët dhe bizneset turistike-mikpritëse të përmirësojnë ofertën, promovimin dhe vendosjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre, pra të arrijnë një numër më të madh klientësh dhe të rrisin dukshmërinë dhe konkurrencën e tyre në treg. Përmes përdorimit të shërbimeve të mentorimit, ata do të përfshihen aktivisht në një projekt që do të ofrojë forma shtesë të mbështetjes domethënëse për zhvillimin e tyre.

Qëllimet e drejtpërdrejta të takimeve mentoruese përfshijnë: zhvillimin ose përmirësimin e modelit të biznesit ose planit të biznesit, zhvillimin e një plani marketingu ose përmirësimin e atij ekzistues, përmirësimin e promovimit dhe shitjeve përmes internetit, etj.

Më tej, pjesëmarrësit e projektit do të kenë mundësinë të jenë pjesë e aktiviteteve për zhvillimin e një oferte të re turistike për rajonin kufitar me Kosovën, me fokus të veçantë në komunën e Tetovës dhe Prizrenit, të cilat do të bazohen në zanatet tradicionale dhe procesin e prodhimit të tyre. Gjithashtu, shfrytëzuesit e mbështetjes mentoruese do të kenë mundësi të marrin pjesë në dy panaire ndërkufitare të artizanëve, të cilët në kuadër të projektit do të organizohen në Tetovë dhe Prizren.

Temat e takimeve të mentorimit

Projekti do të ofrojë mbështetje mentorimi falas për tema të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve artizanale dhe turistike-mikpritëse si: Zhvillimi i modelit të biznesit, marketingu dixhital & shitjet online, planifikimi financiar, brendimi dhe paketimi i produkteve/shërbimeve, etj.

Temat specifike të takimeve individuale të mentorimit të kandidatëve të interesuar do të përcaktohen para fillimit të mentorimit, në bashkëpunim me projektin dhe mentorët. Në bazë të konsultimit, do të bëhet një plan individual mentorimi për secilin nga pjesëmarrësit e mentoruar, në mënyrë që të adresohen nevojat e tyre individuale dhe specifike.                                                                         

Procesi i mentorimit për secilin prej pjesëmarrësve do të përfundojë me krijimin e një produkti specifik, si një plan biznesi, model biznesi, plan marketingu, projeksion/plan financiar, përmbajtje të përmirësuar të uebsajtit ose profilit të mediave sociale, brendim i produkti ose biznesit, dhe të ngjashme.

Kriteret e aplikimit

Kandidatët që plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme mund të aplikojnë për mentorim:

– Personat fizik ose juridik që vijnë nga një nga rajonet e mëposhtme:

  • Rajoni i Pollogut (Tetovë, Gostivar, Tearcë, Jegunovcë, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Mavrovë dhe Rostushë dhe Vrapçisht),
  • Rajoni verilindor (Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Likovë, Rankovcë dhe Staro Nagoriçan) dhe
  • Rajoni i Shkupit (Araçinovë, Çuçer-Sandevë, Petrovec, Sopishtë, Studeniçan, Zelenikova, Aerodrom, Butel, Çair, Qendër, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda, Saraj dhe Shuto Orizari).

– Zejtarët (të regjistruar ose të paregjistruar). Përparësi u jepet zanateve kreative dhe tradicionale që janë atraktive për krijimin e një oferte turistike.

– Bizneset e turizmit dhe mikpritjes, veçanërisht ato të bazuara në trashëgiminë kulturore dhe traditën lokale.

Në këtë drejtim, ftojmë të gjithë ata që merren me punë artizanale, si përpunimi i bizhuterive nga ari/argjendi dhe materiale të tjera, prodhimi i filigranëve, suvenireve dhe llojeve të tjera të objekteve nga druri, bakri etj., prodhimi i veshjeve tradicionale, përgatitja e ushqimit në mënyrë tradicionale – pastiçeri tradicionale, byrektore, etj., biznese turistike-hotelierike, guida turistike, restaurante tradicionale, objekte akomodimi tradicionale, hotele B&B, operatorë turistik, agjenci turistike, etj., klube të kuajve dhe subjekte të tjera nga fusha e turizmit adrenalin.

*Kjo listë nuk është gjithëpërfshirëse, dhe shërben vetëm si një udhëzues se cilët pjesëmarrës janë më të përshtatshëm.

Mënyra dhe afati i regjistrimit

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e pjesëmarrjes mund të aplikojnë në mënyrë elektronike duke plotësuar një aplikim në linkun e mëposhtëm.

Takimet e mentorimit do të zhvillohen në periudhën Tetor 2023 – Maj 2024 në termat që do të bien dakord individualisht ndërmjet mentorëve dhe të mentoruarve dhe do të mbahen me prezencë fizike dhe/ose online.                                                                                                                     

Shpenzimet për zbatimin e mentorimit do të mbulohen nga projekti, dhe kështu do të jenë falas për pjesëmarrësit/të mentoruarit.

Afati i fundit për regjistrim në fazën e parë është deri më 05.10.2023 ora 16:00.

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ekipi i projektit.

Për informata shtesë rreth organizimit të takimeve mentoruese, na shkruani në [email protected] ose telefononi në 076 360 107 – Gjorgji Kushevski.