Source: Link
Vazhdon thirrja për aplikim për grupin e dytë SE-Start.Up të programit edukativ dhe zhvillimor për themelimin e sipërmarrjeve të reja sociale dhe për fuqizimin e sipërmarrjeve të porsaformuara. Ky program organizohet në kuadër të projektit “SE – Bridge” të financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Qëllimi i këtij programi është fuqizimi i sipërmarrjeve sociale (SS) në rajonin ndërkufitar përmes mbështetjes për formim të sipërmarrjeve të reja, fuqizimit të kapaciteteve të tyre për rritje dhe zhvillim, por edhe i kapaciteteve të sipërmarrjeve sociale ekzistuese. Njëkohësisht projekti synon që të mundësojë bashkëpunim më të mirë të sipërmarrjeve sociale me sektorin tradicional të biznesit.
Programi edukativ iu dedikohet individëve, ekipeve të dy ose më shumë personave, asociacioneve të qytetarëve, bashkësive vendore dhe kandidatëve tjerë përkatës, të cilat kanë ide për fillim të një sipërmarrje të re sociale, ose kanë sipërmarrje të re të porsaformuar, modeli i së cilës pritet të zhvillohet dhe fuqizohet, por edhe njëkohësit duhet të jetë nga rajoni i Dibrës në Shqipëri:
Trajnimi do t’iu mundësojë pjesëmarrësve:
Trajnimi do të zhvillohet më dy faza; faza e parë 25-26-27 tetor 2018 , dhe faza tjeter ne ditet ne vazhdim, në ambjentet e EIBA Center, Peshkopi, Dibër, Shqipëri.
Kriteret kryesore për paraqitje dhe përzgjedhje të pjesëmarrësve janë:
Për pjesëmarrje në trajnim nevojitet të plotësohet aplikacioni i dhënë në këtë lidhje të internetit, më afat deri më 24 tetor 2018. Numri i vendeve është i kufizuar.
Të gjithë kandidatët e paraqitur do të informohen për rezultatet deri më së voni 1 ditë pas mbylljes së thirrjes.
Tre pjesëmarrësit më të mirë të programeve të organizuara në kuadër të projektit do të fitojnë grante (mjete financiare) prej 3.000 eurosh, të cilat do të duhet t’i shfrytëzojnë për zhvillim të sipërmarrjeve të tyre të porsaformuara ose të sipërmarrjeve ekzistuese.
Vlera e këtij programi edukativ është 1.000 euro, mirëpo në kuadër të këtij projekti plotësisht do të mbulohen shpenzimet nga vetë projekti. Për këtë arsye pjesëmarrësit e përzgjedhur nuk paguajnë asnjë shumë për pjesëmarrje.
#SEBridge
#CEEDMacedonia
#PublicAssociation
#AgritraVizion
#CEEDALBANIA
Projekti “SE-Bridge” realizohet në bashkëpunim mes: