Source: Link
PROGRAM EDUKATIV PËR ZHVILLIM TË KAPACITETEVE TË SIPËRMARRJEVE SOCIALE NË RAJONIN E DIBRËS.
AKTIVITETI DO TE ZHVILLOHET NE 5 SEANCA NJEDITORE. FILLIMISH ME DATAT 14-15-16 SHKURT 2019 DHE NE VAZHDIM EDHE DY DITE NE MARS 2019, HOTEL VERI PESHKOPI, DIBER, SHQIPERI
Tre sipërmarrjet sociale, të cilat do të tregojnë rezultate më të mira në kuadër të programit, do të fitojnë grant prej 3.000 eurosh
Programi edukativ dhe zhvillimor dedikuar sipërmarrjeve sociale të rajonit të Dibrës në Shqipëri do të zhvillohet në datat 14 – 15 – 16 shkurt dhe dy dite ne mars 2019, në kuadër të projektit, „SE-Bridge“, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Qëllimi i këtij Programi është të fuqizohen sipërmarrjet ekzistuese sociale, të mbështetet themelimi i sipërmarrjeve të reja, si dhe të mundësohet bashkëpunimi më i mirë i sipërmarrjeve sociale me sektorin tradicional të biznesit.
Programi do t’u mundësoje pjesëmarrësve:
Për pjesëmarrjen në trajnime lejohet aplikimi deri më 12 Shkurt 2019 i cili duhet të plotësohet në aplikacionin në këtë linkhttp://Formulari aplikimit per pjesemarje ne trajnim SE-të 14-15-16 shkurt 2019
Kriteret kryesore për aplikim të pjesëmarrësve në këtë thirrje janë:
Programi është organizuar nga projekti “SE-Bridge”, i cili realizohet në bashkëpunim ndërmjet Qendrës për Zhvillim të Sipërmarrësve dhe Menaxherëve, CEED Maqedoni; Asociacionit për Hulumtim, Komunikim dhe Zhvillim “Public” nga Maqedonia, Qendra Agritra- Vizion dhe CEED Albania nga Shqipëria .
Vlera e programit edukativ dhe zhvillimor është 1.000 euro, mirëpo ajo do të mbulohet plotësisht nga projekti SE-Bridge. Për këtë arsye pjesëmarrja e të gjitha subjekteve të përzgjedhura do të jetë falas.
#SEBridge
#CEEDMacedonia
#PublicAssociation
#AgritraVizion
#CEEDALBANIA